Politike

"Bëni mamografinë falas!" Tetori Rozë/ Rama thirrje grave dhe vajzave: Merrni kohë për t’u kujdesur për veten

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama u kërkon të bëjnë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

1 Tetor 2024, 08:29 Nga M.B
"Bëni mamografinë falas!" Tetori Rozë/ Rama thirrje
Foto ilustruese

TIRANA- Në kuadër të Tetorit Rozë, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të marrin pak kohë e të kujdesen për veten. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama u kërkon të bëjnë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll