Politike

Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, Opozita bojkoton mbledhjen

Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, vendet e Opozitës në këtë Komisioni janë bosh, pasi asnjë deputet nuk ka marrë pjesë. 

1 Tetor 2024, 10:30 Nga I.A
Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, Opozita bojkoton
Komisioni

TIRANË- Komisioni për Politikën e Jashtme ka nisur mbledhjen ditën e sotme pa prezencën e Opozitës. Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, vendet e Opozitës në këtë Komisioni janë bosh, pasi asnjë deputet nuk ka marrë pjesë. Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. 

Çfarë ndodhi dje?

Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

komisioni për politikën e jashtme

Sondazh

Poll