Politike

Dënimi i Salianjit, Artan Hoxha: Reagimi i Bashës i pavend, ishte kryetar i PD kur u bë denoncimi

Hoxha tha se sot jemi para një vendimi gjyqësor ku gjykata tha se fabrikuesi nuk është Salianji.

30 Shtator 2024, 22:50 Nga r.ll
Dënimi i Salianjit, Artan Hoxha: Reagimi i Bashës i pavend, ishte
salianji, hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Lulzim Basha nuk duhet të kishte reaguar në atë mënyrë lidhur me çështjen e Salianjit pasi kur është bërë denoncimi publik Basha ka qenë kryetari i PD në atë kohë.

I ftuar në "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se sot jemi para një vendimi gjyqësor ku gjykata tha se fabrikuesi nuk është Salianji.

“Sot ndodhemi para faktit të kryer. Zoti Salianji është në burgun e Fierit. Nuk e dimë mbase e marrim vesh se me kë e kanë lënë se edhe atje në burg mund të ketë njerëz që janë denoncuar. A ishte i nevojshëm burgu apo jo kur prokurori kërkoi dënim me kusht dhe gjykata dha dënim me burg.

Pashë reagimin e Bashës kur u dha dënimi që tha se dënimi i zotit Salianji ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Berisha, por kur u bë denoncimi i Salianjit, kryetar në atë kohë ka qenë Basha dhe Salianji ishte i ri.

Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe sepse pasi iku Tahiri, erdhi Fatmir Xhafa dhe ai kishte dhe konflikte brenda PS-së. Sepse tha Rama që po qëllon me gurë shtëpinë e vet sepse kishte disa aksione në veri etj. Sot ndodhemi para këtij fakti dhe jemi në një vendim gjyqësor ku gjykata tha se fabrikuesi nuk është zoti Salianji.”-tha Hoxha.

artan hoxha ervin salianji

Sondazh

Poll