Politike

Hapja e negociatave/ Brukseli vihet në lëvizje, 29-30 Tetor vjen një delegacion europarlamentarësh në Tiranë

Gjatë fjales se tij Tarquinio tha se do të jenë bashkëpërgjegjës për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.

1 Tetor 2024, 11:00 Nga I.A
Hapja e negociatave/ Brukseli vihet në lëvizje, 29-30
Marco Tarquinio

TIRANË- Parlamenti Europian ka vendosur që të dërgojë në vendin tonë në fund të këtij muaji një delegacion me përbërje shumëpartike për të ndjekur nga afër situatën politike. Vendimi u mor në mbledhjen e parë të komitetit të ri të komitetit të Stabilizim-Asocimit.

Kryetar i ketij komiteti u zgjodh eurodeputeti i majtë italian Marco Tarquinio. Gjatë fjales se tij Tarquinio tha se do të jenë bashkëpërgjegjës për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Më datë 14 Tetor ky komitet do të informohet në menyre konkrete dhe të detajuar mbi situatën politike në vendin tonë e tensionuar së tepërmi orët e fundit.

Këto zhvillime nga Brukseli përkojnë me vendimarrjen e ambasadorëve të 27 shteteve anëtare për nisjen faktike të negociatave në date 15 Tetor. Nuk është e qarte sesa do të ndikojë rikthimi i përplasjeve të dhunshme në parlament dhe protestave masive në marrëdhëniet me Evropën e bashkuar. Në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar konsensus politik për reformat e integrimit pas voneses gati dhjetë vjeçare që kur vendit tonë iu dha statusi si kandidat për anëtarësim në BE.

marco tarquinio

Sondazh

Poll