Politike

Berisha: Thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare

Ai i bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë betejë vendimtare të cilën e cilësoi si me të rëndësishmën në jetën e tyre për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare.

30 Shtator 2024, 19:57 Nga N.F
Berisha: Thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se flakët e guximit duhet të bëjnë shkrumb e hi projektet antishqiptare të Edi Ramës, thikat që ai përgatit me të tjerët mbas shpine ndaj shqiptarëve në Shqipëri.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë betejë vendimtare të cilën e cilësoi si me të rëndësishmën në jetën e tyre për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare. Berisha theksoi se kjo mafia luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi! O sot o kurrë, duhet të marrim fatin në duart tona. Flakët e guximit tonë, flakët e trimërisë tonë, duhet të pluhur, shkrumb e hi, ëndërrat, përpjekjet, projektet e mafias shqiptare e ndërkombëtare për shkatërrimin e këtij kombi me drogë, vjedhje e korrupsion. Flakët e guximit tonë, energjisë tonë, trimërisë tonë, duhet të bëjnë shkrumb e hi projektet antishqiptare të Edi Ramës, thikat që ai përgatit me të tjerët mbas shpine ndaj shqiptarëve në Shqipëri.


Bashkëpunimin e tij prej tradhëtari kundër shqiptarëve në Kosovë. Miqtë e mi, shqiptarë kudo që jeni, të bashkohemi në këtë betejë vendimtare. U bëj thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të angazhohen kudo që janë në këtë betejë, më e rëndësishmja e jetës së tyre, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare, e cila luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin. E cila luftën e opozitës kundër krimit dhe trafiqeve e ndëshkoi me burgosjen e deputetëve të saj.


Çdo ditë që kalon, del në pah shëmtia e fytyrës së mafias që është vërsulur të rrënojë këtë komb, për 1001 arsye, për pushtetin e Edi Ramës, për pasurimin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës, për tradhëtitë e Edi Ramës. Ndaj dhe sot nisi beteja, radha është e jona, është radha e shqiptarëve, është radha e guximtarëve, është radha e atdhetarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Betejë, betejë dhe vetëm betejë. Fitore, fitore, fitore!

berisha pd

Sondazh

Poll