Politike

Berisha: Shqiptarët do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare

Më tej Berisha u shpreh se sot me vullnetin e lig antishqiptar për të mposhtur dhe rrënuar një komb, akuzuan Sali Berishën për korrupsion paçka se dëshmia e vetme dolën 400 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, pasardhës i familjes së katërt më të pasur të Shqipërisë.

30 Shtator 2024, 19:56 Nga E. D
Berisha: Shqiptarët do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjene sotme tha se është moment i duhur që gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare.

Më tej Berisha u shpreh se sot me vullnetin e lig antishqiptar për të mposhtur dhe rrënuar një komb, akuzuan Sali Berishën për korrupsion paçka se dëshmia e vetme dolën 400 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, pasardhës i familjes së katërt më të pasur të Shqipërisë. Gjithashtu ai tha se këta mafioze zgjodhën korrupsionin, mbështetjen e tij për të shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

"Miqtë e mi! Le të kthehemi pak disa vite më parë, kur shorti i ra kontrollit pasuror të Edi Ramës, mafia ndërkombëtare u vërsul si egërsirë kundër këtij kontrolli, sepse ishin ndërtuar sarajet në Surrel, sepse kishin mbirë në sheshin e pallateve, pallati 5 katësh Linda Rama, sepse nuk ekzistonte asnjë faturë, tatimore, doganore e çfarëdolloj. Kurse sot me vullnetin e lig antishqiptar për të mposhtur dhe rrënuar një komb, akuzuan Sali Berishën për korrupsion paçka se dëshmia e vetme dolën 400 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, pasardhës i familjes së katërt më të pasur të Shqipërisë.

Këta mafioze zgjodhën korrupsionin, mbështetjen e tij për të shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët. Cili ishte korrupsioni i Sali Berishës, tani që përfunduan çdo hetim, pagesat që vajza e saj, ka bërë për pushime, i ka bërë për kujdes shëndetësor, si çdo fëmijë i bën të atit dhe i ati i bën fëmijës. Ky është korrupsioni o mafioz, që e bën për të shkatërruar Shqipërinë, por shqiptarët do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare, Mcgonigalëve," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll