Politike

“E kthyen Kuvendin në një skenë krimi”/ Spiropali: Do merret në këqyrje nga organet ligjzbatuese!

 Më tej ajo shtroi se fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.

30 Shtator 2024, 18:24 Nga E. D
“E kthyen Kuvendin në një skenë krimi”/ Spiropali: Do
pamje nga vendngjarj

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pasi Deputetët e Partisë Demokratike i vunë zjarrin karrigeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se opozita e ktheu sot Kuvendin në një skenë krimi.

Gjithashtu sipas Spiropalit karriget qe sot u dogjën janë për tu respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Më tej ajo shtroi se fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.

REAGIMI I ELISA SPIROPALIT

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.
Keqardhje e thellë!

elisa spiropali

Sondazh

Poll