Politike

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, Peleshi: Simbol i djegies së besimit të qytetarëve

Ai shkruan më tej se seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet. Ai shkruan më tej se seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet.

30 Shtator 2024, 19:29 Nga r.ll
Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, Peleshi: Simbol i djegies së
pamje nga djegia e karrigeve

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar në seancën e sotme plenare.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se djegia e karrigeve nga deputetët e opozitës është sipas tij simbol i djegies së besimit të qytetarëve. 

Ai shkruan më tej se seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet.

POSTIMI I PLOTË:

Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian.

Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna.

niko peleshi seance plenare 30 shtator 2024

Sondazh

Poll