Politike

FOTOLAJM/ Nga gardisti që mbron Spiropalin nga sendet e hedhura tek karriget e shkrumbuara jashtë Kuvendit, çfarë ndodhi në më pak se 20 minuta seancë plenare

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

30 Shtator 2024, 18:22 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Nga gardisti që mbron Spiropalin nga sendet e hedhura tek
pamje nga seanca e sotme plenare

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Ka qenë punonjës i gardës, i cili i ka ardhur në ndihmë kryetares së Kuvendit.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

Pas kësaj, deputetët demokratë janë rikthyer sërish në sallë.  Deputeti Flamur Noka pati një përplasje me deputetin Petro Koço, madje në një moment e ka shtyrë në krahë.  Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.

seance plenare 30 shtator 2024

Sondazh

Poll