30 Shtator 2024, 19:24
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme e ka quajtur protestën e sotme të deputetëve të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, si përgjigjen e merituar ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Berisha u shpreh se sot deputetët e PD-së, nisën betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Luftëtarëve të paepur kundër mafias më të rrezikshme të kontinentit Europian dhe mafias ndërkombëtare. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme që me guxim shpërndajnë të vërteta në të 4 anët e vendit.
Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafias dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë.
Të dashur miq! Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj. Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja. Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës. Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona," tha Berisha.
sali berisha
Politike
30 Shtator 2024, 19:02
r.ll
pamje nga djegia e karrigeve
TIRANË- Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqipta...
Politike
30 Shtator 2024, 18:34
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta seanca e sotme plenare, ku mbizotëroi kaosi, tensionet dhe përplasjet. Opozit...
Politike
30 Shtator 2024, 18:39
N.F
Kuvend
TIRANË- Deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë nxorrën jashtë sallës karriget e tyre dhe u ...
Politike
30 Shtator 2024, 18:22
r.ll
pamje nga seanca e sotme plenare
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në h...
Politike
30 Shtator 2024, 18:24
E. D
pamje nga vendngjarj
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pasi Deputetët e Partisë Demokratike i vunë zjarrin ...
Politike
30 Shtator 2024, 17:56
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali lexoi në seancë vendimin për heqjen e mand...
Politike
30 Shtator 2024, 17:49
E. D
Luan Baçi
TIRANË- Deputetët e PD-së kanë mbajtur fjalën e tyre pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare...
Politike
30 Shtator 2024, 17:42
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare. Sula u shp...
Politike
30 Shtator 2024, 17:37
r.ll
koçi, noka
TIRANË- Në seancat plenare në Kuvend është rikthyer kaosi. Deputetët e opozitës kanë risjellë...
Politike
30 Shtator 2024, 17:40
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e PD, Dhurata Çupi paralajmëroi se skenat që ndodhën ditën e sot në Parlament d...