30 Shtator 2024, 18:39
Nga N.F
Kuvend
TIRANË- Deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë nxorrën jashtë sallës karriget e tyre dhe u vunë flakën. Ky veprim erdhi pasi Partia opozitare Demokratike vendosi se, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji, nuk do të mbajë marrëdhënie normale me qeverinë e drejtuar nga Partia Socialiste.
Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi ndërprerjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me një një vit burgim për akuzën “kallëzim i rremë”.
Apeli la në fuqi vendimin që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë, për rastin e një audio-përgjimi, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafikim droge.
Sipas prokurorisë, biseda ishte e sajuar dhe Salianji ishte përfshirë në “krijimin e provave të rreme për të dëmtuar politikisht ministrin Fatmir Xhafaj”.
Pas këtij njoftimi, deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe më pas i nxorrën karriget e tyre para objektit të Kuvendit, ku u vunë flakën.
Të pyetur nga gazetarët nëse ky veprim nënkupton djegien e mandateve, kreu i grupit të deputetëve të PD-së, Gazmend Bardhi, tha se kjo nuk do të ndodhë.
“Rama ka djegur parlamentin, ndërsa ne dorëzojmë karriget tona dhe i djegim. Djegien e mandateve e bëri kush e bëri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment që tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës,” tha ai.
Pas djegies së karrigeve, deputetët e opozitës u kthyen sërish në sallën e Kuvendit dhe mbajtën të bllokuar foltoren. Seanca fillimisht u ndërpre dhe më pas u mbyll.
“Ne nuk e pranojmë planin ogurzi për eliminimin e opozitës që ka nisur me arrestimin e Berishës dhe me burgosjen e Salianjit”, tha Arben Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit, deputet i PD-së, duke paralajmëruar një protestë.
Deputetët demokratë thanë se çdo seancë parlamentare do ta ketë të njëjtin përfundim. Gjatë seancës të së hënës, Kuvendi njoftoi se për shkak të zbatimit të vendimit të formës së prerë ndaj zotit Salianji, mandati i deputetit do t’i kalojë personit në radhë në listat e Partisë Demokratike./ REL
kuvend salianji opozita
Politike
30 Shtator 2024, 18:22
r.ll
pamje nga seanca e sotme plenare
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në h...
Politike
30 Shtator 2024, 18:24
E. D
pamje nga vendngjarj
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pasi Deputetët e Partisë Demokratike i vunë zjarrin ...
Politike
30 Shtator 2024, 17:56
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali lexoi në seancë vendimin për heqjen e mand...
Politike
30 Shtator 2024, 17:49
E. D
Luan Baçi
TIRANË- Deputetët e PD-së kanë mbajtur fjalën e tyre pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare...
Politike
30 Shtator 2024, 17:42
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare. Sula u shp...
Politike
30 Shtator 2024, 17:37
r.ll
koçi, noka
TIRANË- Në seancat plenare në Kuvend është rikthyer kaosi. Deputetët e opozitës kanë risjellë...
Politike
30 Shtator 2024, 17:40
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e PD, Dhurata Çupi paralajmëroi se skenat që ndodhën ditën e sot në Parlament d...
Politike
30 Shtator 2024, 17:34
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD dhe deputeti Agron Gjekmarkaj tha se nuk do ta pranojnë planin ogurzi për të arrestuar...
Politike
30 Shtator 2024, 17:24
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur pas mbylljes së seancës për mediat jashtë Kuvendit. ...
Politike
30 Shtator 2024, 17:23
r.ll
Kuvend
TIRANË- Pas ndërprerjes 5 minuta Kuvendi ka rinisur seancën plenare. Ndërprerja u krye për të qetësuar situa...