Politike

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive e personale me Salianjin

Sula u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë hakmarrë personalisht, duke dënuar deputetin Ervin Salianjin.

30 Shtator 2024, 17:42 Nga N.F
"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama
Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare. Sula u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë hakmarrë personalisht, duke dënuar deputetin Ervin Salianjin.

Ai më tej theksoi se shqiptarët nuk do të bëhen palë me regjimin e ata do të protestojnë, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë e shumëdëshiruar.

“Ervin Salianji është i burgosur politik. Kanë bërë hakmarrje primitive e personale, duke nisur nga Rama e Xhafaj. Ndryshimi i Salianjit nga PS është se ato për zonjën Xhaçka nuk ekzekutuan vendimin, ndërsa Ervin Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, pavarësisht se vendimi është i një regjimi.


Një pjesë e sistemit të drejtësisë janë hanxhar në duart e qeverisë. Ne nuk do të tutemi. Ne nuk duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot. Shqiptarët më 7 tetor, ora 18:00 në Tiranë t’i japim fund regjimit”, tha Sula.

dashnor sula kuvend seance plenare

Sondazh

Poll