Politike

Revolta e demokratëve/ Baçi: Salianji do bëjë fushatën nga burgu, në 7 tetor do të “flasë” sovrani! Zhupa: Shqiptarët të rrezikuar, kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës!

Ina Zhupa u shpreh se shqiptarët do të jenë në rrugë në protestën e thirrur në datën 7 tetor, duke theksuar se nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut këtij sistemi do t’i dalë flaka.

30 Shtator 2024, 17:49 Nga E. D
Revolta e demokratëve/ Baçi: Salianji do bëjë
Luan Baçi

TIRANË- Deputetët e PD-së kanë mbajtur fjalën e tyre pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare. Gjithashtu ata paralajmëruar para mediave se aksioni i tyre do të vijojë edhe më tej.

Deputetja Ina Zhupa u shpreh se shqiptarët do të jenë në rrugë në protestën e thirrur në datën 7 tetor, duke theksuar se nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut këtij sistemi do t’i dalë flaka.

"Siç e patë ne sot simbolikisht dogjëm karriget por në fakt Edi Rama ka djegur kushtetutën ka djegur rendin kushtetues në këtë vend, ka kapur çdo pushtet dhe janë të paktën tre burgosje politike të eksponentëve që opozitës shqiptare që nga lideri Sali Berisha tek eurodeputeti Fredi Bejleri dhe tashmë tek deputeti Ervin Salianji që ju e patë vetë që vetëm sot kalo në seancë mandati i tij.

Pra kanë burgosur dhe kanë çuar në burg një deputet pa ligj, thjesht me vullnetin politik e Edi Ramës, ne jemi të vendosur që të mbrojme kushtetuttën, dhe që ti dalim përzot shqiptarëve sepse kur keto padrejtësi ju bëhen deputetëve e liderit të opozitës, shqiptarët sot janë të gjithë të rrezikuar dhe  kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës. Shqiptarët do të jenë të gjithë rrugë në tiranë në 7 Tetor në orën 18 për të treguar që flaka do ti dalë këtij sistemi në rast se nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe rendi kushtetues në Shqipëri," u shpreh Zhupa.

Ndërkohë Luan Baçi tha se Ervin Salianji do të vijojë fushatën për demokratët nga burgu. Baçi thaksoi se kjo situatë ka nisur me arrestimin e Sali Berishës në fund të vitit 2023, ndërsa shtoi se në protestën e 7 tetorit do të flasë sovrani.

“Ata janë vandalët e korrupsionit. Na quajnë ne vandalë? Burgosën Ervin Salianjin. Salianji do ta vazhdojë fushatën edhe aty, bashkë me ne, ne nuk do të ndalojmë. Kjo ka filluar në 30 dhjetor 2023 me arrestimin e Sali Berishës. Që atë ditë duhet të kishim ndezur zjarr të gjithë vendin. Sot, arrestuan një deputet të PD, nënkryetarin e grupit parlamentar për fjalën e lirë, pse denoncoi një trafikant droge. Nga denoncimi i Ervin Salianjit trafikanti i drogës shkoi në burg në Romë me këmbët e tij. I vendosin emrin kallëzim të rremë, gjyqësor i Edi Ramës. Në 7 tetor do të flasë sovrani, nuk ka fjalime, do të flasin qytetarët” tha Baçi.

luan baç ina zhupa

Sondazh

Poll