Politike

Garda gardh para foltores/ Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Garda ka krijuar një gardh para foltores ndërsa ka tentuar të ndalojë tensionet e opozitës. 

30 Shtator 2024, 17:03 Nga N.F
Garda gardh para foltores/ Spiropali lexon vendimin për Salianjin,
seanca

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione. Deputetët e opozitës janë mbledhur në foltore ndërsa kanë hedhur sende drejt maxhorancës. Garda ka krijuar një gardh para foltores ndërsa ka tentuar të ndalojë tensionet e opozitës. 

Ndërsa në foltore është kaos kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi vendimin për deputetin Ervin Salianji. Kjo ka sjellë akoma më shumë tensione ndërsa deputetët janë nervozuar akoma më shumë për leximin e vendimit për kolegun e tyre.

 

garda kuvend salianji

Sondazh

Poll