Politike

Basha denoncon në KiE burgosjen e Salianjit: E arrestuan edhe pse vëllai i ish-ministrit që ai denoncoi, rezultoi të ishte i dënuar

Ai ka marrë si shembull mos respektimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës dhe arrestimin e deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë.

30 Shtator 2024, 14:18 Nga I.A
Basha denoncon në KiE burgosjen e Salianjit: E arrestuan edhe pse
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka denoncuar burgosjen e kolegut Ervin Salianji në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në KiE. Basha me anë të një postimi në Facebook shkruan se gjatë kësaj mbledhje në KiE ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit. Ai ka marrë si shembull mos respektimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës dhe arrestimin e deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë.

Postimi i Plotë:

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit. Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.

lulzim basha ervin salianji

Sondazh

Poll