Politike

Çfarë pritet të ndodhë në seancë plenare? Pas mbledhjes së grupit, deputetët e PD i drejtohen Kuvendit

Pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile kudo.

30 Shtator 2024, 16:56 Nga r.ll
Çfarë pritet të ndodhë në seancë plenare? Pas
deputetet

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë selinë pas përfundimit të mbledhjes së grupit dhe i janë drejtuar Kuvendit. Për pak minuta pritet të nisë seanca plenare, ndërsa pritet të shoqërohet me debate dhe tension. 

Pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile kudo. Po ashtu kanë lajmëruar se do të braktisin çdo mbledhje parlamentare. Kjo ka nisur që sot me braktisjen e komisioneve hetimore parlamentare. 

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal.

seance plenare 30 shtator 2024

Sondazh

Poll