Politike

Thirrjet e opozitës pas dënimit të Ervin Salianjit,/ "Hakmarrje politike", Murrizi: Deklarata delirante, fillimisht duhet të shikojmë veten

Murrizi e ka cilësuar hakmarrje politike dënimin e deputetit Ervin Salianji.

30 Shtator 2024, 16:07 Nga r.ll
Thirrjet e opozitës pas dënimit të Ervin Salianjit,/
myslim murrizi

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi e ka cilësuar hakmarrje politike dënimin e deputetit Ervin Salianji. Ai ka komentuar edhe deklaratat e opozitës pas dënimit të tij, ku u bë thirrje për protesta në rrugë, porte e aeroporte.

I ftuar në News24, Murrizi tha se këto janë deklarata të delirantëve, ndërsa sipas tij opozita duhet të shikojë veten, të vetëpërmirësohet dhe të afrojë elektoratin gri.

"Dënimi i Ervin Salianjit është hakmarrje politike. Salianji ka akuzuar vëllain e Fatmir Xhafajt se ka pasur për të vuajtur dënimin me burg. Vendimi i gjykatës shqiptare për Salianjin më duket absurd. Ervin Salianji ka treguar se është makineri elektorale për votat. Jam kritik ndaj thirrjeve të mëdha që ka bërë opozita, janë pritshmëri në qiell. Nëse ka protestë më datë 7 tetor, atëherë çfarë do të ndodhë më datë 8 tetor? Ç’gjë të re do shohim? Edhe Basha ka thënë se Ramën e kemi rrëzuar. Këto janë deklarata të delirantëve dhe atyre që duan të mashtrojnë, por nuk i mashtrojnë dot. E kanë bërë bajat këtë punë me thirrjet e shpeshta. Kjo është një qeveri, që ka lidhje me bandat. Në këtë drejtim duhet parë më së tepërmi. Duhet parë pse nuk jemi të ëmbël dhe nuk afrojmë dot pjesën gri, duhet të shikojmë veten.", tha Murrizi.

myslim murrizi ervin salianji

Sondazh

Poll