30 Shtator 2024, 14:06
Nga I.A
Ilir Proda
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka përzgjedhur Drejtorin e Policisë së Elbasanit Ilir Prodën, për të qënë pasuesi i Muhamet Rrumbullakut. Mësohet se propozimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha ka shkuar në Kryeministri dhe pritet që të firmoset vendimi.
Pas propozimit, vendimi i qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet këtë javë. Në garë për postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa, Ilir Proda, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita.
Njoftimi:
Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.
Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:
• Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita
Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.
ilir proda ervin hoxha
Politike
30 Shtator 2024, 13:24
I.A
Dashamir Shehi dhe Luciano Boci
TIRANË- Dënimi i deputetit Ervin Salianji dhe plani i opozitës për të nisur protestat më 7 te...
Politike
30 Shtator 2024, 12:49
I.A
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mesazhet shantazhuese që i janë dërguar kreut të Grupit Parlamentar të P...
Politike
30 Shtator 2024, 12:14
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ...
Politike
30 Shtator 2024, 12:01
I.A
Eduart Kapri
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cce...
Politike
30 Shtator 2024, 11:54
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi është pyetur për propozimin e Opozit&e...
Politike
30 Shtator 2024, 11:51
M.B
Niko Peleshi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për mediat pas mbledhjes së këtij grupimi. Ai ...
Politike
30 Shtator 2024, 11:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku fokus i diskutimit kanë qenë zh...
Politike
30 Shtator 2024, 11:37
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej mbledhja e radhës e Komisionit për Shërbimet Publike të...
Politike
30 Shtator 2024, 11:35
I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen e sotme pa praninë e Opozitës. Deputetët e Partisë Demokra...
Politike
30 Shtator 2024, 11:20
M.B
Jared Kushner
SHBA- Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriç, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me S...