Politike

"Kemi një synim, qeveri teknike", Paloka: Nëse do të reagonim më fort për Berishën, mbase Rama do të tërhiqej për Salinjin

Paloka tha se në rast se PD do të kishte reaguar më fort në momentin që kreu i PD-së, Sali Berisha, u vendos nën masën “arrest shtëpie”, atëherë kryeministri Edi Rama nuk do të guxonte të çonte deri në këtë pikë çështjen e deputeti Ervin Salianji.

30 Shtator 2024, 14:40 Nga M.B
"Kemi një synim, qeveri teknike", Paloka: Nëse do të
Edi Paloka

TIRANA- Deputeti demokrat Edi Paloka, tha sot se protesta e 7 tetorit nuk do të jetë si protestat e mëparshme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Paloka tha se në rast se PD do të kishte reaguar më fort në momentin që kreu i PD-së, Sali Berisha, u vendos nën masën “arrest shtëpie”, atëherë kryeministri Edi Rama nuk do të guxonte të çonte deri në këtë pikë çështjen e deputeti Ervin Salianji. Për dënimin e këtij të fundit, Paloka tha se është çështje politike dhe nuk i përket drejtësisë së vërtetë.

“Ish-kryetari thoshte ta nisim e dali ku të dali. Nuk mund të vijojmë me strategji të vjetra të cilat ua dimë rezultatin. Rezultati i protestës është i rëndësishme. Kemi një synim, qeveri teknike. Ne nisim protesta të paralajmëruara, sepse burgosja e Salianjit thjeshtë e përshpejtoi aksionin.

Në mbledhjen e grupit e ngrita këtë problem. Thashë se mbase reagimi më i fortë kur u arrestua Berisha, nuk di a do ta shmangte, por nëse do të reagonim më fort për Berishën, mbase Rama do të tërhiqej për Salinjin. Ai që e njeh Ramën e di që ai nëse të sheh të dobët të shkel me këmbë”, tha Paloka.

edi paloka

Sondazh

Poll