Politike

Dënimi i Salianjit/ Paloka tregon propozimet: Do të merrnim Ervinin e do të ngujoheshim më pas në Kuvend

Ai u shpreh se plani ishte që nëse ngujimi do të vijonte deri të hënën atëherë grupi së bashku me Salianjin do të merrej e së bashku do të ngujoheshin në Kuvend.

30 Shtator 2024, 14:34 Nga M.B
Dënimi i Salianjit/ Paloka tregon propozimet: Do të merrnim Ervinin e
Edi Paloka

TIRANA- Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se skenari për ngujimin në selinë e PD pas vendimit të Apelit për Salianjin, shkonte përtej kësaj. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se plani ishte që nëse ngujimi do të vijonte deri të hënën atëherë grupi së bashku me Salianjin do të merrej e së bashku do të ngujoheshin në Kuvend.

“Nëse do të ishim ngujuar dhe do të zgjasnim në seli deri të hënën, do të merrnim Ervinin e do të ngujoheshim më pas në Kuvend”, u shpreh ai.

Duke qenë se sot mbahet seancë parlamentare, Paloka është shprehur se nuk mund të ketë një seancë normale pas asaj që la ndodhur, megjithatë në lidhje me atë që pritet të ndodhë, do të vendoset në mbledhjen që do të mbahet pak më vonë nga grupi parlamentar i PD.

edi paloka

Sondazh

Poll