Politike

"Ervis Martini dhe Erigers Mihasi, të jesh mirë"/ Zbardhet SMS-të kërcënuese ndaj Bardhit, deputeti: Ça thua, me vërtetë

Mesazhet drejtuar Bardhit kanë ardhur nga një përdorues anonim i apikacionit Signal. 

30 Shtator 2024, 12:49 Nga I.A

"Ervis Martini dhe Erigers Mihasi, të jesh mirë"/ Zbardhet

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mesazhet shantazhuese që i janë dërguar kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhit, dy ditë më parë. Mesazhet drejtuar Bardhit kanë ardhur nga një përdorues anonim i apikacionit Signal. 

Përdoruesi me nofkën Mbreti Zog, i ka dërguar më 28 shtator, Bardhit dy dokumente të mesazheve në aplikacionin "SkyECC", që sipas tij janë të sajuara. Bashkë me këto dokumente, Bardhit i kanë nisur emrat e Ervis Martinit dhe të Erigers Mihasit, me shkrimin 'Të jesh mirë'

Mbreti Zog: Ervis Martini, Erigers Mihasi. Të jesh mirë!

Bardhi: Ça thua? Me vërtee eeeee 

"Ervis Martini dhe Erigers Mihasi, të jesh mirë"/ Zbardhet
SMS

Bardhi i kërkon SPAK-ut që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

gazment bardhi ervis martinaj erigers mihasi

Sondazh

Poll