Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ Gent Ibrahimi: Nesër kemi përvjetorin, ia kemi bërë yzmetin

18 Dhjetor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Gara për kreun e SPAK/ Gent Ibrahimi: Nesër kemi përvjetorin, ia

TIRANË- Paraditen e sotme është mbedhur edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbledhje  në të cilën do të merren në intervistë tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ka qenë kryetari, Gent Ibrahimi i cili ka hapur edhe mbledhjen e ditës së sotme, duke u shprehur se nesër është përvjetori i parë i KLP. Ndër të tjera Ibrabimi e krahason fazën në të cilën ndodhen aktualisht me qershinë mbi tortë pasi finalizohet zgjedhja e një prej kandidatëve.

 ‘Ne nesër si Këshill bëjmë një vit dhe jemi kujdesur që t’ja bëjmë yzmentin pak edhe kësaj gjëje. Faza në të cilën ne ndodhemi është qershia mbi tortë, ku ne do të zgjedhim drejtuesin. Mes këtyre tre kandidatëve do të vendosim rreth tyre dhe për këtë duhet të ndiheni të lirshmë të ndani me këdo, duke ndarë mendimet tuaja. Kështu do të proçedoj kjo fazë.”– u shpreh Ibrahimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar tre kandidatët për kreun e SPAK. KLP kërkoi nga kandidatët, Dumani, Kraja e Kondili që të tregonin vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri. Të tre kandidatët janë shprehur se do punonojnë me integritet dhe do kthejnë besimin e publikut tek drejtësia. KLP nesër do shpall dhe fituesin.

(A.C. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara për kreun e spak gent ibrahimi klp spak gara për kreun e spak gent ibrahimi klp spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2019, 09:06

TIRANË– Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK, që është intervistuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në fjalën e tij, prokurori Dumani ka tregua...

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...