Politike

"Bujqësia për tre vite me radhë me rënie", Tabaku: Skema e financimit të bujqësisë ka dështuar! Fondet e IPARD nuk janë më, duhet ta mbështesim këtë sektor

Tabaku vuri theksin te potenciali i jashtëzakonshëm i tokës shqiptare, por sipas saj për fat të keq nuk po shfrytëzohen në mënyrën e duhur. Ajo shtoi se  produktet shqiptare, që janë aseti ynë më i madh, nuk po arrijnë të zënë vendin e tyre në tryezat e konsumatorëve.

29 Shtator 2024, 17:45 Nga N.F
"Bujqësia për tre vite me radhë me rënie", Tabaku:
Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e bujqësisë në Shqipëri. Tabaku shkruan se sektori i bujqësisë është në rënie për tre vite me radhë.

Tabaku vuri theksin te potenciali i jashtëzakonshëm i tokës shqiptare, por sipas saj për fat të keq nuk po shfrytëzohen në mënyrën e duhur. Ajo shtoi se  produktet shqiptare, që janë aseti ynë më i madh, nuk po arrijnë të zënë vendin e tyre në tryezat e konsumatorëve. Sipas Tabakut skemat aktuale të masave në bujqësi kanë penalizuar fermerët dhe fshatarët e vegjël, duke mos pasur asnjë ndikim pozitiv në sektor.

Ajo theksoi se është e domosdoshme që bujqësia të mbështetet si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht në një kohë kur fondet e IPARD nuk janë më të disponueshme për këtë sektor.


Reagimi i plotë

Toka shqiptare ka produktet më të mira dhe të shijshme. Një tokë që e ka bekuar zoti por që fatkeqësisht nuk po i marrim atë potencial që duhet t’i kishim marrë. Në një moment ku bujqësia duhet të ishte një sektor që duhet të ishte rritur më shumë, bujqësia ka qenë për tre vite me radhë me rënie.

Ndërkohë që kemi një rritje të importeve të produkteve ushqimore, ndërkohë që skema e financimit të bujqësisë ka dështuar dhe së dyti produktet shqiptare që janë aseti më i mirë dhe i madh që kemi nuk poshkojnë dot në tryeza për të treguar potencialin që ka ky sektor dhe së treti skema e masave në bujqësi ka penalizuar fermërt dhe fshatarët e vegjël dhe nuk ka asnjë rezultat apo ndikim në sektor.

Ne duhet të mbështesim bujqësinë si një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare. Tashmë që fondet e IPARD nuk janë më ne duhet ta mbështesim këtë sektor sepse në fund të ditës të gjithë i konsumojmë këto produkte.

bujqesi tabaku ipard

Sondazh

Poll