Politike

"Do të merret një vendim lidhur me seancën!" Baçi: Kjo që ndodhi me Ervin Salianjin është shkelje e vijës së kuqe

Baçi tha se janë disa opsione që po diskutohen dhe do të diskutohen.

29 Shtator 2024, 14:46 Nga M.B
"Do të merret një vendim lidhur me seancën!"
Luan Baçi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka thënë se një nga opsionet që deputetët e PD-së mund të përdorin është ngujimi afatgjatë në Parlament. Në rubrikën “Opinion” në News24, Baçi tha se janë disa opsione që po diskutohen dhe do të diskutohen. Ai shtoi se kjo që ndodhi me Ervin Salianjin është shkelje e vijës së kuqe nga mazhoranca e Edi Ramës dhe natyrisht që reagimi opozitar do të jetë i fortë.

“Sot është mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, nesër do të mblidhet Grupi Parlamentar, ku do të merret edhe një vendim lidhur me seancën. Kjo që ndodhi me Ervin Salianjin është shkelje e vijës së kuqe nga mazhoranca e Edi Ramës dhe natyrisht që reagimi opozitar do të jetë i fortë. Do të jenë forumet e PD që do të miratojnë atë se çfarë do të bëjnë jo vetëm deputetët, por edhe populli opozitar”, tha Baçi.

partia demokratike

Sondazh

Poll