Politike

"Nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë", Meta: Indeksimi me 4.1% i pensioneve është një tallje e qeverisë me pensionistët!

Meta gjithashtu nënvizoi se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë. Presidenti i PL-së tha se indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që qeveria u bën pensionistëve.

29 Shtator 2024, 15:38 Nga N.F
"Nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në "Facebook" ka bërë me dije se indeksimi me 4.1% i pensioneve është një tallje e qeverisë me pensionistët. Ai më tej në reagimin e tij theksoi se çmimi i bukës sipas tij do të rritet me 15 %.


Meta gjithashtu nënvizoi se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë. Presidenti i PL-së tha se indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që qeveria u bën pensionistëve.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve," thuhet në reagim.

 

ilir meta pensione energji elektrike

Sondazh

Poll