Politike

Protestë, mosbindje civile dhe ndërprerje e marrëdhënieve institucionale me shumicën! PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet?

Përveç protestës pritet të diskutohet edhe qëndrimi i opozitës në Kuvend.

29 Shtator 2024, 12:23 Nga M.B
Protestë, mosbindje civile dhe ndërprerje e marrëdhënieve
Selia e PD

TIRANA- Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Kjo mbledhjevjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg ndaj deputeti Ervin Slianji, për kallëzim të rremë, lidhur me dosjen "Babalja".

Bëhet me dije se në rendin e ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor, datë për të cilëm opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare. Përveç protestës pritet të diskutohet edhe qëndrimi i opozitës në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi dy ditë më parë se Partia Demokratike do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar 'vendim politik' dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit.

partia demokratike

Sondazh

Poll