Politike

Hasani në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se gjatë vitit 2024 janë kryer 107 mijë shërbime konsullore, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.

29 Shtator 2024, 12:15 Nga M.B
Hasani në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë
Foto e postuar nga ministri

SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar me stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York. Hasani bën me doje se atje, për periudhën janar-shtator 2024, janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se gjatë vitit 2024 janë kryer 107 mijë shërbime konsullore, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.

POSTIMI I PLOTË:

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, ku vetëm për periudhën janar - shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.

107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.

Përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë.

igli hasani

Sondazh

Poll