Politike

"Pavarësisht se ku e gjejmë veten..." Alex Soros publikon foton me Ramën dhe bashkëshorten e tij: E mrekullueshme që takohemi sërish

Në takim ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama teksa ka qenë vetë Alex Soros, i cili ka publikuar foton në rrjetet sociale.

29 Shtator 2024, 14:21 Nga M.B
"Pavarësisht se ku e gjejmë veten..." Alex Soros publikon
Fotoja e postuar

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros gjatë vizitës në New York. Në takim ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama teksa ka qenë vetë Alex Soros, i cili ka publikuar foton në rrjetet sociale.

“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros në postimin ku shihet ai, Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres e Soros.

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.

Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

alex soros

Sondazh

Poll