29 Shtator 2024, 11:28
Nga M.B
Nik Gjeloshaj dhe Ditmir Bushati
TIRANA- Ditmir Bushati e nis sezonin e ri të Public Square me Shqiptarët dhe të ardhmen europiane të Malit të Zi. Në një bisedë me Zëvëndëskryeministërin e parë dhe ministrin e ekonomisë Nik Gjeloshaj, Bushati diskuton për zhvillimet politike në Malin e Zi, por edhe për raportet dhe projektet e ndërlidhshmërisë në hapësirën shqiptare, që në këtë rast prekin Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Për Ditmir Bushatin situate politike në Malin e Zi ka dy shkolla mendimi, njëra që beson se vendi është në një rrëmujë politike, pas lënies së pushtetit nga partia e presidentit Milo Dukanoviç, dhe një shkoll tjetër disi më optimiste, e përfaqësuar nga Presidenti Jakov Milatović I cili e sheh vendin në BE. Ndërsa Nik Gjeloshaj mbështet idenë se Mali i Zi përsa i përket integrimit europian është në hapat më të mëdhenj që ka pasur në këto tridhjetë vitet e fundit.
Bushati diskuton vecanërisht për Shqiptarët në Mal të Zi, të cilët janë konsideruar gjithnjë si një faktor përcaktues i zhvillimeve pozitive dhe i trajektores euro-atlantike të vendit, por sot, duket sikur roli i tyre është disi më i kufizuar, më i relativizuar, përsa kohë që aleanca qeverisëse është shumëngjyrëshe dhe shumëdrejtimëshe.
Sipas Gjeloshaj “koha shpejt ka me e dëshmu se për shqiptarët në Mal të Zi kur të flitet do të flitet për kohën para dhe prej krijimit të Forumit Shqiptar për përparimin politik, ekonomik dhe për integrimin e shqiptarëve nëpër institucione” dhe strategjia e ndjekur ka bërë që ”të jemi faktor politik shqiptar me aq sa marrim peshën prej qytetarëve dhe si të tillë të kemi peshën tonë politike, autoritetin tonë politik ndaj strukturave të tjera politike në Mal të Zi dhe njëkohësisht para faktorit ndërkombëtar”
Bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek projektet e ndërlidhshmërisë mes Malit të Zi me Shqipërinë por dhe Kosovën. “Në të gjitha pjesët ku jetojmë shqiptarët, jemi duke realizuar projektet ideore të autostradave të shpejta që do të lidhin Tuzin me Hanin e Hotit, me Podgoricën, që do lidhin Ulqinin me Shqipërinë, Tivarin dhe Podgoricën”, thotë Gjeloshaj. Një tjetër projekt I rëndësishëm është projekti i pikës kufitare I cili është në fazën e ndërtimit në shtetin amë, ndërsa dy projekte shumë të rëndësishme që lidhin Ulqinin me Velipojën dhe njëkohësisht tjetrit që Buna të jetë e lundrueshme, janë bërë parashikimet buxhetore që këtë vit.
Ndërsa në raport me Kosovën, Gjeloshaj thotë se është me shumë rëndësi që të përfundohet rruga Plavë-Deçan që është shumë me rëndësi për shqiptarët, për Kosovën, por dhe për Malin e Zi, për zhvillimin e ekonomisë dhe sigurimi i fondeve nga Bashkimi Europian për korridorin e autostradave që lidhen me Europën që lidh Andreovicën me Pejën.
public square
Politike
29 Shtator 2024, 10:44
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë një postim në rrjetet soci...
Politike
29 Shtator 2024, 08:58
M.B
Përfaqësues të PD-së
KAMZA- Anëtarët e degës së PD-së së Kamzës zgjedhin sot drejtuesin e deg&e...
Politike
29 Shtator 2024, 08:41
M.B
Disa nga fotot
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga vizita e tij ë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ...
Politike
29 Shtator 2024, 08:08
M.B
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis
TIRANA- Media greke "Crisis Monitor" i ka kushtuar një artikull çështjes së anëtarësimit t...
Politike
28 Shtator 2024, 21:37
I.A
Ervin Salianji
FIER- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar 24 orë pasi është futur në burgun e Fierit. Me anë të n...
Politike
28 Shtator 2024, 20:23
I.A
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë të dielën në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Mbledh...
Politike
28 Shtator 2024, 19:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Xhorxh dhe Aleksis Soros si padronët e Ramës dhe Veliajt. N...
Politike
28 Shtator 2024, 19:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, u shpreh se, Edi Rama e ka t&eum...
Politike
28 Shtator 2024, 19:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se, Ervin Salianji tregoi me prova...
Politike
28 Shtator 2024, 15:10
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelarit&e...