Sport

Ish-lojtari i Fenerbahçes qëllohet me armë në këmbë, po largohej nga një studio TV

Serhat Akin kishte komentuar ndeshjen e skuadrës së Mourinhos ndaj Union Saint-Gilloise

29 Shtator 2024, 07:30 Nga DOSJA

Ish-lojtari i Fenerbahçes qëllohet me armë në

TURQI - Serhat Akin, ish-futbollisti i Fenerbahçes, ishte sërish në lajm, por jo për arsyet më të mira, pasi ai u qëllua në këmbë.

Tani një komentator televiziv, ai po largohej nga një studio televizive në Beykoz, një lagje në rrethin e Stambollit, pas fitores së skuadrës së José Mourinhos ndaj Union Saint-Gilloise (2-1), në Evropa League, kur është goditur nga një individ me motoçikletë.

Ish-ndërkombëtari turk 43-vjeçar, një nga figurat e skuadrës së Stambollit në fillim të shekullit, për të cilin luajti 143 ndeshje, ndodhet i shtruar në spital, por është në gjendje të qëndrueshme.

Ish-lojtari i Fenerbahçes qëllohet me armë në

Pasi i është nënshtruar tashmë një ndërhyrjeje të parë kirurgjikale në këmbë, ai do t'i nënshtrohet sërish operacionit në orët në vijim.

Menjëherë pas sulmit, Akin publikoi një fotografi të këmbëve të gjakosura në rrjetet sociale. “Më qëlluan në këmbë pas programit, por fjala jonë e fundit është Fenerbahçe”, ka shkruar ai, ndërsa Federata Turke ka dënuar sulmin.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e tmerrshëm dhe urojmë shërim të shpejtë”, deklaroi ajo, ndërsa Fenerbahçe u shpreh: “Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll