Sport

VIDEO/ Dramë në Elbasan, Dinamo përmbys Vllazninë “in extremis” dhe merr 3 pikë...

Dinamo ka mposhtur 2-1 Vllazninë në “Elbasan Arena”.

28 Shtator 2024, 22:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Dramë në Elbasan, Dinamo përmbys Vllazninë “in

ELBASAN - Dhe pse Vllaznia mbylli me avantazh 1-0 pjesën e parë, të ndeshjes së vlefshme për javën e 7-të të Superiores, dinamovitët përmbysën gjithçka në të dytën.

Gjithçka erdhi pas daljes me karton të kuq të Salës, i cili la skuadrën e Vllaznisë me dhjetë lojtarë në fushë. Ishte ky lojtar edhe autor i golit të shkodranëve (28’).


Pas pushimit Dinamo shënoi fillimisht me Itodo Mandelën në minutën e 79-të, ku i erdhi në ndihmë VAR, pasi fillimisht anësori akordoi pozicion jashtë loje.


Më pas Bregu (90’+5) e ktheu ndeshjen në dramë. Lojtari i afruar në merkaton e verës shënoi për 2-1 në sekondat e fundit të takimit.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll