Sport

Superiorja/ Laçi thellon krizën, Teuta fiton në Kurbin…

Durrsakët kanë triumfuar në transfertë, 1-0 përballë kurbinasve, me golin e shënuar nga Beqja

28 Shtator 2024, 21:54 Nga DOSJA

Superiorja/ Laçi thellon krizën, Teuta fiton në Kurbin…

KURBIN - Laçi gabon edhe në shtëpi. Teuta ka arritur të marrë tri pikë të arta në transfertën e vështirë në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 7-të të Abissnet Superiores.

Gjithçka është vendosur në minutën e 40-të të sfidës nga një gol i shënuar nga Beqja pas një rrëmuje në zonën kurbinase, i ndihmuar edhe nga gabimi i portierit Dajsinani.

Përpjekje dëshpëruese të skuadrës së Laçit pas pushimit për të rikthyer situatën në favorin e saj, por pa sukses përballë një Teute që ka arritur të administrojë mirë situatën dhe të rrëmbejë fitoren.

Bardhezinjtë mbeten në vendin e fundit në klasifikim në kuotën e 3 pikëve, durrsakët ngjiten në vendin e katërt momentalisht në kuotën e 10 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll