Sport

VIDEO/ Vlahovic zhbllokon Juven në heshtjen e Ferrarit, ata ‘flenë’ në krye të Seria A

Me dy gola në nëntë minuta në fillimin e pjesës së dytë, serbi i dha tre pikët Thiago Motta-s, duke thyer agjërimin e “Zonjës së Vjetër”. Shënoi edhe Conceiçao

29 Shtator 2024, 02:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Vlahovic zhbllokon Juven në heshtjen e Ferrarit, ata

ITALI - Në stadiumin Luigi Ferraris pa publik në tribuna, për shkak të dënimit të vendosur ndaj Genovas, sulmuesi serb Dushan Vlahovic hapi rezultatin në minutën e 48-të me penallti dhe e dyfishoi epërsinë në 2-0, në të 55-ën.

Ndërkohë, ndërkombëtari portugez Francisco Conceição që debutoi për Juventusin, shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Genoas, në xhiron e gjashtë të Serisë A.

I rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë dy raundeve të fundit, ai u hodh në fushë nga trajneri i Juventusit, Thiago Motta, në minutën e 62-të, për të firmosur rezultatin përfundimtar në të 89-ën, me një goditje të kryqëzuar nga buzë të zonës.

Pas tre barazime, 'Zonja e Vjetër' iu rikthye triumfeve dhe u ngjit provizorisht në krye të Seria A, me 12 pikë, një më shumë se Torino, AC Milan e Inter dhe dy më shumë se Napoli dhe Udinese, ndërsa Genoa është e 16-ta, me vetëm pesë.

Të dielën, Juventusi mund të kalohet nga Torino dhe Napoli, të cilët luajnë përkatësisht me Lazio dhe Monza.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll