Sport

VIDEO/ Barcelona bie keq në Osasuna dhe pëson humbjen e parë në La Liga

Autore e 7 fitoreve në 7 ditët e La Ligës, Barça u rrëzua të shtunën në Osasuna (2-4). Spikati me dopietë sulmuesi kroat Ante Budimir.

29 Shtator 2024, 02:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Barcelona bie keq në Osasuna dhe pëson humbjen e parë

SPANJE - Fundi i serialit. Pas 7 fitoreve në po aq ndeshje në La Liga, Barcelona u rrëzua në fushën e Osasunas. Katalanasit, të cilët presin Young Boys këtë të martë në Champions League (21:00), e nisën shumë keq ndeshjen.

Ante Budimir, me një goditje të fuqishme me kokë pas një shërbimi të Bryan Zaragoza, hapi rezultatin (18’) përpara se ky i fundit të luante me zgjuarsi për Inaki Pena që do të dyfishonte epërsinë me portën bosh (28’).

Nëse i riu Pau Victor (22 vjeç) e zvogëloi diferencën, në debutimin e tij në La Liga (53’), Budimir i shkaktoi edhe një here befasi mbrojtjes të Barcelonës. Duke shndërruar në gol një penallti, sulmuesi kroat, me 17 gola sezonin e kaluar, mahniti skuadrën e Hansi Flick (72’).

Goditja e fuqishme e Abel Bretones nga 25 metra më pas përmbysi Estadio El Sadar (85’) dhe 4-1. Goli i bukur i Lamine Yamal, një goditje e pastër me këmbën e majtë, mbeti anekdot për katalanasit (89’) dhe fiksoi rezultatin 4-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll