Sport

ROMANCA/ Legjenda gjermane Michael Ballack, konfirmon lidhjen me shoqen e djalit të tij, 25 vite më të re…

Ish-ylli i mesfushës gjermane, Michael Ballack ka konfirmuar lidhjen e tij me modelen, Sophia Schneiderhan, me të cilën kanë 25 vite diference mes tyre.

28 Shtator 2024, 15:30 Nga DOSJA

ROMANCA/ Legjenda gjermane Michael Ballack, konfirmon lidhjen me shoqen e djalit

GJERMANI - Romanca ka kohë që ka filluar. Ballack dhe Sophia thuhet se prej vitit 2022 kanë nisur lidhjen e tyre.

Është vetë modelja që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon momente nga pushimet që po kalojnë së bashku.

Në këtë postim nuk ka munguar edhe një koment nga ish-futbollisti, i cili i ka dërguar një zemër të kuqe dhe në këtë mënyrë nuk ka lënë vend për dyshime.

Dyshja mendohet se janë takuar për herë të parë në periudhën kur ka ndërruar jetë djali i ish-mesfushorit gjerman.

Ballack u përball me një moment shumë të vështirë, pasi në gusht të vitit 2021 djali i tij, Emilio, humbi jetën në një aksident.

18-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe aksidenti tragjik i mori jetën. Modelja 23-vjeçari ishte një mike shumë e mirë e Emilio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll