Sport

Palermo mohon interesimin për Mario Balotellin…

Mesa duket, informacioni që ka qarkulluar në mediat transalpine, nuk ka qenë i saktë.

28 Shtator 2024, 14:00 Nga DOSJA

Palermo mohon interesimin për Mario Balotellin…

ITALI - Morgan de Sanctis, drejtori sportiv i Palermos, mohoi kategorikisht mundësinë e rekrutimit të sulmuesit italian Mario Balotelli.

Informacioni që ka qarkulluar në mediat transalpine dhe, me sa duket, nuk është i saktë. "Ishte thjesht një sugjerim gazetaresk. Për këtë pozicion kemi Matteo Brunori dhe Thomas Henry", theksoi drejtori.

Sakaq në Bullgari po flitet vazhdimisht për mundësinë që 34-vjeçari të shkojë te CSKA e Sofjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll