Sport

Genoa - Juventus, me dyer të mbyllura për shkak të ngjarjeve të dhunshme në derbi

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Genovas, i marrë pas rekomandimit të Observatorit të Ngjarjeve Sportive

28 Shtator 2024, 13:30 Nga DOSJA

Genoa - Juventus, me dyer të mbyllura për shkak të ngjarjeve

ITALI - Ndeshja mes Genoas dhe Juventusit, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës italiane, planifikuar për sot në orën 18:00 do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të episodeve të dhunës të regjistruara të mërkurën, në derbin e qytetit mes Genoa dhe Sampdoria.

Vendimi i këshillit bashkiak të Genovas, i marrë pas rekomandimit të Observatorit të Ngjarjeve Sportive dhe i shpallur sot, vjen pas përplasjeve mes tifozëve të rivalëve të qytetit në ndeshjen për 1/32-të të Kupës së Italisë, të fituar nga Samp.

Episodet e dhunës mes tifozëve të Genoas dhe Sampdorias, më e rënda nga të cilat ndodhi pas ndeshjes, shkaktuan disa dhjetëra lëndime, mes të cilëve 41 policë.

Sampdoria, që luan në kategorinë e dytë, pritet të përballet me një ndëshkim identik në ndeshjen e radhës në shtëpi, të planifikuar për 4 tetor, kundër Juve Stabia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll