Sport

Holandezi Denzel Dumfries do të rinovojë me Interin deri në vitin 2028...

Lojtari holandez thelbësor në dinamikën e ekipit italian

28 Shtator 2024, 14:30 Nga DOSJA

Holandezi Denzel Dumfries do të rinovojë me Interin deri në vitin

ITALI - Rinovimi i kontratës së holandezit Denzel Dumfries është duke ecur mirë.

Sipas mediave italiane, por edhe specialistit Fabrizio Romano, lojtari konsiderohet thelbësor në dinamikën e formacionit të Inzaghit dhe për këtë arsye do të rinovojë kontratën në ditët në vijim deri në vitin 2028.

Dumfries mbërriti në klubin italian zikaltër në vitin 2021 nga PSV Eindhoven, në këmbim të 14 milionë eurove. Kujtojmë se kontrata aktuale e yllit portokalli përfundon në vitin 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll