Politike

Samiti i ‘MiniShengenit’, presidenti Thaçi refuzon ftesën e Shqipërisë: Shkak Serbia, bëri gjenocid e s’na njeh si sh

18 Dhjetor 2019, 12:31 Nga DOSJA
Samiti i ‘MiniShengenit’, presidenti Thaçi refuzon

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar ftesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në takimin e “Minishengenit” që do të zhvillohet në Tiranë.

Kreu i shtetit ka sqaruar refuzimin me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Thaçi ka falenderuar kryeministrin Rama për ftesën por sipas tij pengesa kryesore për të mos marrë pjesë në samit vjen nga Serbia.

Thaçi shkruan se Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit.

“Rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë,“-shkruan ndër të tjera Thaçi.

POSTIMI I PLOTË:

Pak javë më parë në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Shqipëri më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci tryeza kunder minishengenit ballkanik edi rama hashim thaci tryeza kunder minishengenit ballkanik

Sondazh

Poll