Politike

Berisha: Ervin Salianji është qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të Fatmir Xhafës

Salianji po transferohet në burgun e Fierit, ku dhe do të vuajë dënimin për 1 vit, sipas gjykatës së Apelit për kallëzim të rremë. 

27 Shtator 2024, 19:21 Nga r.ll
Berisha: Ervin Salianji është qytetari i vetëm i Europës i
sali berisha dhe ervin salianji

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij në tubimin e mbrëmjes së sotme duke përshendetur deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit po transferohet në burgun e Fierit, ku dhe do të vuajë dënimin për 1 vit, sipas gjykatës së Apelit për kallëzim të rremë. 

Berisha tha se sot Salianji është qytetari i vetëm i Europës që burgoset vetëm sepse ka denoncuar vëllain trafikant të Fatmir Xhafë, Geron Xhafën, i cili "në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe pëshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestarëve dhe qëndrestareve të lirisë, dinjiteti, shpresës dhe fitores së shqiptarëve.

Një mirënjohje të pakufijshme oratorëve që me fjalën e tyre përcjellin në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat që censuron narkoregjimi i Edi Ramës.

Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale.

Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë.

ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll