Politike

Lë selinë blu, Salianji niset drejt policisë së Tiranës: Ne vendosim të sakrifikojmë lirinë për të vërtetën, betejën do ta vijoj nga aty

Ai tha për mediat se pavarësisht kërkesë së grupit të PD për ngujim, ka vendosur ta bëjë betejën në ambientet e burgut.

27 Shtator 2024, 17:20 Nga r.ll
Lë selinë blu, Salianji niset drejt policisë së
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë selinë blu dhe është nisur drejt policisë së Tiranës ku do të dorëzohet pas vendimit për dënimin e tij me 1 vit burg. 

Ai tha për mediat se pavarësisht kërkesë së grupit të PD për ngujim, ka vendosur ta bëjë betejën në ambientet e burgut. Salianji tha se opozita është më e mirë se mazhoranca dhe se vendosin të sakrifikojnë lirinë për të vërtetën. Po ashtu bëri thirrje për pjesmarrje në protestën e 6 tetorit. 

"Çdo përpjekje që kam bërë është për interesin publik, këta nuk do të ngopen për të keqën, as në nuk do ngopemi duke bërë mirë apo duke përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve dhe forcojmë një demokrati ku të funksionoj shteti i së drejtës. Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët.

Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim. Protesta do të mbahet në datën 6 tetor. Tani nuk kam kërkuar që të mbahet asnjë protestë par Policisë. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar. Falenderoj mediat për paqsyrimin e ngjarjes, pavarësisht nuancave. Do të shihemi së shpejti", tha Salianji.

denimi i ervin salianjit

Sondazh

Poll