Politike

Mbërrin në policinë e Tiranës, Salianji pritet nga mbështetësit demokratë me përqafime dhe brohoritje: Ervin, mos u dorëzo!

Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

27 Shtator 2024, 17:31 Nga r.ll
Mbërrin në policinë e Tiranës, Salianji pritet nga
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliani është paraqitur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës ku do të kryejë procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.  Salianji është pritur nga dhjetëra mbështetës të tij dhe të PD-së me përqafime dhe brohoritje. 

“Ervin, na ke ne. Mos u dorëzo kurrë”, iu drejtuan disa prej tyre Salianjit, ndërsa ky i fundit nënvizoi se kjo betejë nuk përfundon.

Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Salianji do të dërgohet më pas në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Prej aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do ta transportojë drejt Burgut të Fierit. 

denimi i ervin salianjit policia e tiranes

Sondazh

Poll