Politike

Bardhi: Partia Demokratike nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj, mazhoranca na përqesh pastaj ul kokën

Si shembuj të deklaratës së tij, Bardhi përmendi disa nga kryebashkiakët socialistë të arrestuar dhe disa nga ish-ministrat.

27 Shtator 2024, 16:09 Nga r.ll
Bardhi: Partia Demokratike nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në konferencën e sotme se PD-ja nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj.

Si shembuj të deklaratës së tij, Bardhi përmendi disa nga kryebashkiakët socialistë të arrestuar dhe disa nga ish-ministrat. Ai tha se pas denoncimeve të tyre mazhoranca i përqesh, ndërsa pasi vërtetohen, ulin kokën dhe thonë se nuk komentojmë punët e drejtësisë.

"Keni dëgjuar ta thërrasë SPAK-u Taulant Ballën. Ministri i Brendshëm tha në seancë plenare e di të pa indentifikuar në dosjen e "Xibrakës". Kjo po ndodh me denoncimet e opozitës. PD nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj. Na përqeshnin dhe pastaj ulin kokën dhe thonë nuk i komentojmë vendimet e drejtësisë. E nxorrën kampion Sajmir Tahirin dhe kushërinjtë e tij por përfunduan në burg.", u shpreh Bardhi

gazment bardhi

Sondazh

Poll