Politike

"Vendimi i Apelit me dy standarde"/ Bardhi: Secili prej gjyqtarëve nga sot është armik i PD dhe do trajtojmë si pjesë e organizatës kriminale

Kjo sipas Bardhit tregon humbjen e çdo logjike në një vendim të diktuar nga Edi Rama dhe të shpallur nga 3 gjyqtarët e Apelit.

27 Shtator 2024, 16:49 Nga r.ll
"Vendimi i Apelit me dy standarde"/ Bardhi: Secili prej
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se brenda vendimit të Gjykatës së Apelit kemi dy standarde. Kjo sipas Bardhit tregon humbjen e çdo logjike në një vendim të diktuar nga Edi Rama dhe të shpallur nga 3 gjyqtarët e Apelit.

Ai tha më tej se gjyqtarët që firmosën "vendimin politik" nga sot janë armiq të PD-së dhe se do t'i trajtojnë si pjesë e "organizatës kriminale".

"Çuan në burg një deputet të opozitës për një vepër që askush nuk ka shkuar në burg. Cila është rrezikshmëria e deputetit Ervin Salianji që duhet të shkojë në burg, ndërkohë që gazetari Jetmir Olldashi, që e konsiderojnë si bashkëpunëtor, nuk duhet të shkojë në burg. Ja pra kemi dy standarde brenda një vendimi, Salianji duhet të shkojë në burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, nuk duhet të shkojë në burg. Ky vendim ka humbur çdo logjikë proporcionaliteti dënimi.

Artan Gjermeni do të shkojë në burg, këtu do jeni, është një nga gjyqtarët që vendos se çfarë thoshte krimi. “Mjeran, mendon se duke dënuar deputetët e opozitës do bëjë karrierë. Kjo tjetra ka qenë për shkarkim, me votë të Fatmir Xhafës ka shkuar në Apel. Këta mendojnë se do bëjnë karrierë në kurriz të deputetëve të opozitës, në kurriz të dmeokracisë, ta harrojnë.

Ta harrojnë, secili prej tyre nga sot është armik i PD dhe do trajtojmë si pjesë e organizatës kriminale që drejtohet nga Rama. Nuk mund t’i thuash vetes gjyqtar dhe të dënosh deputetin e opozitës pa ligj dhe pa prova. Ta çosh në burg për një vepër që nuk ka shkuar aksush në burg. Do shkojë në burg Artan Gjermeni, jo vetëm për falsifikimin që i ka bërë dosjes së Salianjit, por i ka shërbyer si një shërbëtor i rëndomtë bandave më të rrezikshme në vend. Një nga gjyqtarët që vendos çfarë thotë krimi dhe do shkojë në burg. Dhe vettingut që iu shmang me procedurë, do ja bëjë PD. Nuk mund të marrësh vendime që kalojnë çdo logjikë normale në një vend me demokraci të brishtë siç është Shqipëria”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll