Politike

Salianji para policisë: Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, do i çmontojmë banditët

Salianji u prit nga mbështetësit e tij me brohoritje dhe thirrje kundër qeverisë.

27 Shtator 2024, 17:37 Nga r.ll
Salianji para policisë: Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, do i
ervin salianji

TIRANË- Para pak çastesh, Ervin Salianji i shoqëruar nga avokatët e tij ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Salianji u prit nga mbështetësit e tij me brohoritje dhe thirrje kundër qeverisë. Ai mbajti një fjalë të shkurtër për mediat ku tha se asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Salianji tha më tej se "do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë."

"Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin, secili merr kosto. Unë e di se shumë miq e demokratë kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme që ju bën nëpërmjet vjedhjeve, nëpërmjet varfërisë. Në do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë!", u shpreh Salianji. 

 

 

denimi i ervin salianjit

Sondazh

Poll