Politike

Vendimi për Salianjin, Bardhi: Kam dërguar informacion fillestar informal te ndërkombëtarët

Bardhi tha vendimi i djeshëm ishte tërësisht politik dhe nuk mbante asnjë grimcë drejtësie.

27 Shtator 2024, 16:16 Nga r.ll
Vendimi për Salianjin, Bardhi: Kam dërguar informacion fillestar
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se lidhur me vendimin e Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg, ka informuar edhe ndërkombëtarët.

Ai tha se iu ka dërguar informacion fillestar informal, duke qenë se sipas tij nuk kanë kaluar as 24 orë nga vendimi. Bardhi tha vendimi i djeshëm ishte tërësisht politik dhe nuk mbante asnjë grimcë drejtësie.

"Kam dërguar informacion fillestar informal te ndërkombëtarët, se nga vendimi nuk ka kaluar ende 24 orë. Dje nuk kishte asnjë njeri që të logjikonte vendimarrjen e Edi Ramës. Vendimi i djeshëm i gjykatës nuk është vendim drejtësie. Nuk ka ndodh kurrë të thotë gjykata ka ardh Geroni me një letër dhe po e fus në dosje, kur pala kundërshtare nuk e ka provën. Gjyqatrët thjesht kanë firmosur urdhrin e Edi Ramës. Gjyqtari përkatës po pret të shkojë në Gjykatën e Lartë. Me votën e Fatmir Xhafës në vend të shkarkohen gjyqtari ka shkuar në Apel. Secili prej gjyqtarëve është armik i PD dhe aleat i krimit. Nuk mund të dënohet një deputet pa ligj dhe pa prova.", u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll