Politike

DETAJE/ Juristët e PD-së përgatisin kallëzimin ndaj Fatmir Xhafës, Salianji kërkon hetim pasuror

Mësohet se sipas PD-së, Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe deputeti Ervin Salianji do të kërkojë fillimin e hetimit pasuror.

27 Shtator 2024, 11:41 Nga I.A
DETAJE/ Juristët e PD-së përgatisin kallëzimin ndaj Fatmir
Ervin Salianji

TIRANË- Juristët e Partisë Demkratike kanë nisur përgatitjen e një kallëzimi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Mësohet se sipas PD-së, Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe deputeti Ervin Salianji do të kërkojë fillimin e hetimit pasuror. Gjithsej thuhet se Salianji do të kallëzoj Xhafajn për 5 vepra penale. 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

fatmir xhafaj ervin salianji

Sondazh

Poll