Politike

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK, Prokurori Velikaj do pyetet për dosjen "Toyota Yaris"

i është parë ditën e sotme në orën 08:54 në ambientet e SPAK ndërsa shihet teksa dorëzon sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë. 

27 Shtator 2024, 09:50 Nga N.F
Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK, Prokurori Velikaj do
Bledar Valikaj

TIRANË- Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Ai është parë ditën e sotme në orën 08:54 në ambientet e SPAK ndërsa shihet teksa dorëzon sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë. 

Mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për dosjen 'Toyota Yaris. Më tej bëhet me dijse deri tani janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë, lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka. 

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.  Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut. Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

bledar valikaj spak

Sondazh

Poll