Politike

U pyet për dosjen 'Toyota Yaris', prokurori Valikaj del nga SPAK (Asnjë fjalë për mediat)

Pas më shumë se dy orësh në SPAK, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj ka lënë ambientët e SPAK rreth orës 11:00.  

27 Shtator 2024, 11:14 Nga I.A
U pyet për dosjen 'Toyota Yaris', prokurori Valikaj del nga SPAK
Bledar Valikaj

TIRANË- Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas më shumë se dy orësh në SPAK, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj ka lënë ambientët e SPAK rreth orës 11:00.  

Valikaj është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime për një dosje nën hetim,e cila dyshohet se është dosja e 'Toyota Yaris'. Po ashtu mësohet se janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosjen 'Toyota Yaris', nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut. 

GJKKO më 31 korrik la në burg-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi akuzohet  për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

bledar valikaj

Sondazh

Poll