Politike

Dje Apeli dha vendimin për dënimin ndaj tij, Salianji në selinë e PD-së, takim me Bardhin dhe Gjekmarkajn

Po ashtu sot është njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e grupit parlamentar.

27 Shtator 2024, 09:37 Nga M.B
Dje Apeli dha vendimin për dënimin ndaj tij, Salianji në
Ervin Salianji

TIRANA- Një ditë pasi Gjykata e Apelit dha vendimin për dënimin me një vit burg për të, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur sërish pranë selisë së Partisë Demokratike. Mësohet Salianji do të zhvillojë një takim me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.

Ky takim do të konsistojë në plotësimin e kallëzimit që do të bëhet në SPAK për Fatmir Xhafajn. Po ashtu sot është njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e grupit parlamentar.

ervin salianji

Sondazh

Poll